Vrau italianin 55 vjeçar/ Gjykata italiane vendos të lirojë menjëherë 25-vjeçaren shqiptare. Çfarë zbuluan hetimet

0

Aurela Perhati, 25-vjecarja shqiptare që ishte ákuzuar për vrásje është liruar pasi e bëri për vetëmbrojtje, thonë gjyqtarët. Për këtë arsye është urdhëruar lirimi i menjëhershëm nga árresti shtëpiak.

Mediat italiane thonë se nga hetimet u zbulua që e reja kreu këtë veprim që të shpëtonte nga përdhùnimi, megjithëse synimi i saj nuk ishte ti shkaktonte vdèkjen. Aurela Perhati banonte në komunën Ovada në provincën e Alessandrias dhe në janar të këtij viti ra në pránga pasi i mori jetën 53-vjeçarit italian Massimo Garitta.

Ngjarja ndodhi pasditen e 31 dhjetorit. Dyshimet për vrásje u ngritën pasi pas áksidentit 25-vjeçarja shqiptare u largua nga vendngjarja. Falë gjurmëve të lëna në xhupin e víktimës nga marmita e automjetit tip Lancia Y e zezë në zotërim të Aurela Perhatit, pòlicia italiane ka mundur ta identifikojë.

Pasi u dërgua në rajon, Aurela Perhati rrëfeu para pòlicisë versionin e saj të ngjarjes duke thënë se nuk e njihte më parë Massimo Garrittan e se rreth orës 18:45 të 31 dhjetorit ka pranuar ta shoqërojë me makinë. Ky i fundit njihej nga pòlicia italiane si person narkoman që shpesh herë kërkonte lëmoshë në rrugë për të blerë drògë.

Sipas Aurela Perhati, víktima është përpjekur ta dhùnojë sèksualisht duke e detyruar të zbres nga automjeti në një zonë të izoluar. Ajo ka mundur të largohet e gjatë manovrës me makinë e ka áksidentuar. “Mendova se vetëm e kam prekur me makinë e jo áksidentuar deri në vdèkje”, ka deklaruar ajo.

Për mediat lokale italiane avokati i saj mbrojtës është shprehur se “nuk ka qenë vrásje e qëllimshme dhe e paramenduar. Ka qenë një rast trágjik e i pafat”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu