Vrau kunatin dhe rrëmbeu një person/ Ekstradohet pas 15 vitesh në arrati, 39-vjeçari me “dy emra”

0

I shumëkërkuari Dritan Karaj, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë.

39-vjeçari ndohej prej 15 vitesh në arrati ndërsa u dënua në mungesë me 19 vjet burg nga drejtësia shqiptare për vepra të rënda kundër personit.

Mësohet se Karaj përdorte një identitet të rremë dhe qarkullonte me emrin, Ethem Ademi.

Ai është lindur në Krujë ndërsa është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 19 vite burg për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Dritan Karaj u arratis nga Shqipëria pasi vrau kunatin e tij në Fushë-Krujë, më 11 mars 2004 dhe po ashtu ka bashkëpunuar edhe me një personazh të njohur për policinë dhe jo vetëm, Durim Bamin, me të cilin ka kryer një pengmarrje në Vlorë.

Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht pasi mbi të rëndojnë akzuat: “Vrasja”, ”Prodhimin dhe mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe municioni” dhe ”Rrëmbim personi”.

Njoftimi:

Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ZQK Interpol Tirana u ekstradua nga Italia shtetasi Dritan Karaj alias Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë.

Shtetasi Dritan Karaj ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrembimi ose mbajtja peng e personit”.

Gjithashtu, po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ilir Kello, 45 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale ”Mashtrimi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu