Vrau moldaven 11 herë me thikë, burgoset përjetë 29-vjeçari shqiptar

0

Gjykata e Chieti dënoi me burgim të përjetshëm Roland Bushin, punëtorin 29-vjeçar shqiptar të akuzuar për vrasjen e Aliona Oleinic, një moldave 33-vjeçare, të cilës shqiptari pasi u ngjit mbi gardh, e goditi me thikë 11 herë në kopshtin e shtëpisë së saj në Francavilla al Mare (Chieti) më 3 shtator 2019.

Gruaja vdiq në poliklinikën e Romës 45 ditë pasi ishte shtruar, ndërsa në spitalin në Chieti kishte kryer gjashtë operacione. Për Bushin, i akuzuar për vrasje me paramendim dhe arsyeve të kota, prokurorja Lucia Campo kishte kërkuar një dënim të përjetshëm.

Sipas mediave italiane Roland Bushi tha para trupit gjykues se ishte në lidhje me Aliona, e cila punonte në një klub nate lokal dhe se atë mëngjes, paraprirë nga një natë në të cilën ai kishte konsumuar drogë dhe alkool, ai thjesht donte ta kërcënonte, por jo ta vriste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu