37-vjeçarja Elona Kalesha do të përballet në gjykatën e Firences me 3 akuza: vrasje e dyfishtë, copëtim dhe fshehje të kufomave të çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho. Seanca e parë do të kryhet në 15 shkurt 2022.
Elona Kalesha akuzohet se ka zhdukur e ka vrarë qëllimisht prindërit e ish-partnerit të saj, Taulant Pashos në fund të tetorit 2015. Ajo ishte takuar me prindërit e Taulantit një ditë përpara se ish-partneri i saj të dilte nga burgu. Elona Kolesha kishte marrë me qira një apartament për çiftin Pasho dhe më pas raportohet se i ka vrarë dhe i ka copëtuar trupat e tyre duke i fshehur në valixhe. Zhdukja e Shpëtim dhe Teuta Pashos u denoncua në 2 nëntor nga vajza e tyre, Vitore.
Trupat e Shpëtim dhe Teuta Pashos u zbuluan në dhjetor të 2020-ës. 37-vjeçarja Elona Kolesha deklaroi se vrau çiftin e të dashurit të saj sepse nuk donte që ata ta zbulonin se kishte abortuar fëmijën e saj me Taulantin.
Marrë nga “Tg.com24”