– Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy autorët e dyshuar për vrasjen e Fridman Xhaferraj.
Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristi Bixhekun, për të cilin rëndon akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim. Në burg është lënë edhe bashkëpuntorin i tij, Lulzim Spahija i cili vazhdon të jetë në kërkim prej 5 muajsh.
Fridman Xhaferraj u gjet i pajetë nga banorë të fshatit Gjanç në rezervuar, i lidhur me litar në gjymtyrë, dhe me një plagë në kokë të shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Policia identifikoi si autorë të dyshuar dy shtetasit Kristi Bixheku dhe Lulzim Spahija i cili vijon të jetë në kërkim prej 5 muajsh.
Sipas prokurorisë vrasja dyshohet të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës mes viktimës dhe autorëve, të tre me preçedentë penalë në fushën e narkotikëve.