Vrau të birin menaxher VIP-ash, gjykata merr vendimin për babanë e Albert Krasniqit

0

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 3 vite e 5 muaj burg Skënder Krasniqin, i cili vra djalin e tij, Albert Krasniqi në janar të këtij viti. Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se Skender Krasniqi është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Ngjarja e rëndë më 27 janar të këtij viti, rreth orës 17:00. Pas vrasjes së djalit, Skender Krasniqi e njoftoi vetë Policinë e Kosovës. Albert Krasniqi dhe babai i tij njiheshin si biznesmenë të suksesshëm në Kosovë. Madje Alberti ishte edhe personazh i njohur i showbizz-it shqiptar për shkak të lidhjeve të tij me figurat publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu