BRAZIL – Ish-portieri brazilian, Bruno Fernandes, në vitin 2010 tmerroi planetin me krimin monstruoz që kreu. Ai vrau të dashurën e tij Eliza Samudio, e cila lindi një fëmijë që futbollisti nuk donte ta pranonte, dhe më pas trupin e saj ua hodhi qenve.
Në atë kohë Bruno luante për Flamengon, karriera e tij ishte në ngritje dhe spekulohej se do të arrinte te Milani në Itali.
Para vdekjes së saj, Eliza e pakënaqur, e paditi Brunon dhe lojtari bëri një plan monstruoz për ta rrëmbyer atë me ndihmën e kushëririt të tij dhe për të kryer krimin. Pas vrasjes, ai ia hodhi trupin e të dashurës qenve Rottweilers… Bruno shpejt u arrestua, pranoi gjithçka dhe u dënua me 22 vjet burg.
Ai u përpoq të bënte vetëvrasje dy herë në burg dhe burgimi i tij u ndërpre në vitin 2017 kur ai u lirua për zhgënjimin e përgjithshëm, veçanërisht brazilianëve.
“Çfarë ndodhi, ndodhi. Kam bërë një gabim të madh, një nga më të mëdhenjtë në jetën time, por gabimet janë pjesë e jetës. Njerëzit duan të varrosin ëndrrat e mia vetëm për një gabim, por unë i kërkova Zotit falje dhe tani më duhet të vazhdoj karrierën time sportive,” – tha Fernandes në vitin 2017, pasi u lirua nga burgu.
Pas kësaj, Bruno Fernandes iu rikthye futbollit profesionist dhe e mbrojti portën deri në vitin 2022 dhe pas përfundimit të karrierës, i tronditi sërish të gjithë kur filloi të punonte me sportistët për të përmirësuar aftësitë e tyre mendore.