Vrau vëllanë dhe kunatën, Muskurti i kishte borxh 170 milionë lekë

0

TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e djeshme, pranë rrugës së Kavajës në Tiranë, ku Arsen Muskurti qëlloi për vdekje Dritan Muskurtin dhe gruan e tij Nora Muskurtin. Mësohet se dy vëllezërit ishin në proces gjyqësor me njëri tjetrin për një shumë të konsiderueshme lekësh që lidheshin e pronësinë e agjensisë turistike.

Dritan Muskurti kërkonte nga vëllai i tij mbi 17 milionë lekë të rinj. Ky proces kishte nisur në janar të vitit të kaluar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa seanca e radhës ishte caktuar në 27 shtator.

“Detyrimi i të paditurit t’i kthejë paditësit shumën prej 17.3 milionë lekë si dhe interes mbi këtë shumë nga data 01.10.2018 deri në ekzekutimin e detyrimit”, thuhej në objektin e padisë.

Çfarë ndodhi dje?

Arsen (Hamza) Muskurti vrau pasditen e djeshme vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja për tu arrestuar më vonë nga forcat RENEA