VIDEO/ Vrioni përsëri protagonist, gol me kokë dhe assist në Austri

0

Giacomo Vrioni vazhdon të jetë protagonist. Lojtari shqiptar, pasi bëri paraqitje fantastike në kampionatin austriak, ka vijuar të njëjtën rrugë edhe në gjysmëfinalen e Play Off ndaj LASK.

Vrioni mori një krosim nga Schulz në të 22-tën, me topin që përfundoi në rrjetë. Gjithashtu, dha assist te goli i dytë.

23 vjeçari, kartoni i të cilit zotërohet nga Juventus, ka realizuar 17 gola në Bundesligën e Austrisë dhe ka asistuar 3 herë. Shifra të një kampioni…apo jo?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu