Vriten katër civilë dhe plagoset një 15-vjeçar nga bombardimet në Luhansk, guvernatori i rajonit: Kjo është bota që po imponon Rusia
Granatimet ruse në Luhansk nuk kanë të ndalur. Gurvernatori i rajonit, Serhiu Haidai ka njoftuar se katër persona janë vrarë dhe një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në rajonin juglindor të Luhansk.
Më tej shtoi se granatimet e shpeshta shkatërruan ndërtesa të shumta si edhe një fabrikë.
“U vranë njerëz, u shkatërruan shtëpi e fabrika, kjo është jeta që bota ruse kërkon të imponojë në rajonin e Luhanskut”, ka thënë më tej ai.