Vritet gazetari rus në Ukrainë, plagosen tre të tjerë

0

RUSI- Një korrespodent rus i luftës u vra dhe tre gazetarë të tjerë rusë u plagosën nga granatimet pranë vijës së frontit. Lajmi u bë i ditur nga ministria ruse e mbrojtjes.

Gazetari që vdiq punonte për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA. Katër gazetarët kishin qenë në rajonin Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, shkruan Sky News.

Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar, pa prova, se ata u lënduan pasi Ukraina nisi një sulm me municione thërrmuese. Ata u evakuuan nga fusha e betejës, por korrespondenti i RIA Rostislav Zhuravlev vdiq gjatë udhëtimit, tha departamenti.

RIA konfirmoi në një raport se korrespondenti i saj ishte vrarë ndërsa raportonte në fshatin e vijës së parë të Piatykhatky dhe se një nga kameramanët e saj u plagos gjithashtu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu