Vritet komandanti i lartë i Hezbollah në Liban

0

Në një njoftim ditën e sotme, ushtria izraelite ka pohuar se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut brenda Libanit.

Duke postuar një video të një sulmi në kanalin e saj zyrtar Telegram, Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretenduan se kishin vrarë Hussain Ibrahim Mekky, duke e përshkruar atë si “një komandant të lartë në organizatën terroriste Hezbollah në frontin jugor.

Sipas IDF, ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin të sulmeve të shumta terroriste kundër civilëve dhe territoreve izraelite që nga fillimi i luftës.

Gjithashtu kanali pro-iranian Al Mayadeen konfirmoi vdekjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu