Vritet me 5 plumba djali i ‘boss’-it të krimit në Itali

0

ITALI- Andrea Gaeta, 20 vjeç, djali i Francesco Gaeta, një bos krimi në Itali është ekzekutuar në periferi të Foggias me 5 plumba.

Mediet italiane bëjnë me dije se policia italiane ka identifikuar vrasësin e dyshuar të 20-vjeçarit. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Mirko Tammaro, nga Ortanova me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje.

Arma, e hedhur në fshat menjëherë pas vrasjes, u gjet dhe u sekuestrua.

Andrea Gaeta, djali i bosit Francesco kishte gjithashtu precedentë të mëparshëm. Ai po ngiste makinën e tij kur u qëllua me pesë plumba që e lanë të vdekur.

Trupi i 20-vjeçarit u gjet në makinën e tij, në sediljen e shoferit, në zonën industriale të Orta Novës. Dhjetëra persona u morën në pyetje, ndërkohë që autori është ende në arrati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu