Vritet me sende të forta një person. Emri

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një person ka mbetur i vrarë.

Raportohet se pas një konflikti me sende të forta midis dy personave, ka humbur jetën Andrea Xhavarra.

Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Jano Koleta, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Labovë.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i sherrit që përfundoi në vrasje të jetë bërë një çështje pronësie.

Viktima ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu