Një grua rreth 50 vjeç është gjetur mëngjesin e sotëm e vrarë me thikë në banesën e saj në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” të qytetit.
Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se viktima është shtetasja V.Manaj.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, pasi ende nuk dihet nëse është vetvrasje.