Vritet roja i hotel ‘Londra’, dyshohet se grabitja shkoi keq

0

Një vrasje ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën roja i një hoteli. Alberto F., 69 vjeç, roja i “Hotel Londra”, me katër yje, është gjetur i vdekur në një pellg me gjak, nga një kalimtar i rastit.

Dëshmitari ka vënë re rojen të shtrirë në tokë para recepsionit të hotelit dhe ka dhënë alarmin. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, me ekspertë shkencorë. Sipas gjetjeve fillestare, mund të jetë një grabitje që ka përfunduar keq.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është vrarë në kulmin e një sulmi të dhunshëm me send të mprehtë. Karabinierët sekuestruan pamjet e kamerave të sigurisë dhe tashmë është një i dyshuar si autor i mundshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu