Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbremjen e kësaj të mërkure ku një 32 vjeçar është goditur me mjete të forta në trup.
Gjergji Hasan Ajmasi, banues në lagjen Zinxhira në Gjirokastër është qëlluar për vdekje nga disa persona të paidentifikuar.
Mësohet se 32-vjeçari ka qenë duke dal nga një lokal i zonës kur është përballur me agresorët.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit por ka qenë e pamundur t’u rezistojë plagëve të marra.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.