Vuan shumë, Barcelona përmbys në transfertë dhe merr vendin e tretë në La Liga

0

Barcelona vuan në ndeshjen e fundit, por merr tri pikë të arta me përmbysje ndaj Elche-s, duke fituar 1-2. Tri pikë me shumë vlerë për katalanasit, që tashmë renditen në vendin e tretë.

Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh. Një aksion në minutën e fundit për të zotët e shtëpisë, Dani Alves i cili gabon pozicionin e tij dhe futbollisti Fidel që me të majtën si me një goditje bilardoje mposht Ter Stegen.

Në pjesën e dytë, Barcelona kundërpërgjigjet dhe gjen golin e barazimit me Ferran Torres. Djaloshi i blerë nga Manchester City përfiton nga një asist “pa dashje” i Pedros në tentativë për të goditur topin e krosuar nga Dembele. Më pas, ka shansin e 1-2 brenda pak minutash, por gabon.

Në 84’, është Depay që përmbys rezultatin, teksa tregohet i saktë nga pika e bardhe e penalltisë. Më pas miqtë mbrojnë me fanatizëm rezultatin. Tri pikë për vendin e tretë në La Liga, Barcelona tregon forcën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu