Ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare reperi i njohur nga Kosova, Arlind Gjikolli – Gjikla. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale. Mësohet se ai vuante një sëmundje, me të cilën u përballë kohëve të fundit.
Ish-anëtari i grupit WNC nga Peja, viteve të fundit ka ushtruar edhe detyrën e Drejtorit Operacional në gazetën ‘Telegrafi’.