Vuçiç: ‘Ballkani i Hapur’ ishte ideja ime! Na e ndërprenë fuqitë e mëdha europiane

0

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur rreth projektin “Ballkani i Hapur”. I ftuar në një intervistë në podkastin “The Rest is Politics” të Alistair Campbell, Vuçiç ka deklaruar se ‘Ballkani i Hapur’ ishte ideja e tij, por u ndërpre sepse disa fuqi të mëdha europiane nuk e kishin “timonin në duar”.

Presidenti serb tha se synimi i tij kryesor ka qenë dhe mbetet përfundimi i mandatit pa përfshirë vendin në konflikte të armatosura. Vuçiç tha ndër të tjera, se Serbia për më shumë se katër vite e gjysmë që nga fillimi i luftës në Ukrainë është akuzuar vazhdimisht si një “kukull e Rusisë” që mund të nxisë konflikte në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta.

Ai theksoi se këto pretendime janë përsëritur “mijëra herë” nga shtypi në Britaninë e Madhe, por sipas tij, nuk ka pasur asnjëherë kërkim faljeje apo tërheqje të këtyre akuzave. Në fund, Vuçiç tha se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të shkaktuar tensione apo luftëra në rajon, teksa shtoi se ka insistuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Ballkani i Hapur ishte ideja ime. U ndërpre sepse disa fuqi të mëdha europiane nuk e kishin “timonin në duar”. Dhe na akuzonin neve, shtypi juaj, të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar, mijëra herë në katër vitet e fundit, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, se Serbia e vogël, ajo marioneta ruse, do të niste luftë kundër dikujt në Ballkan për të larguar vëmendjen nga Rusia. Dhe këtë e kam dëgjuar për më shumë se katër vjet. Dhe kurrë nuk kam dëgjuar as edhe një fjalë ndjesë apo çfarëdo tjetër. Kurrë,” deklaroi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç