Vuçiç e quajti Kosovë, Rama e korrigjon: Aleksandri tha “e ashtuquajtura Kosovë”

0

Rama: Pyetje lidhur me bashkëpunimin rajonal, përmendet nëse do të bëhet bashkëpunim vërtetë rajonal. Iu them që Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtetë rajonal i bashkëpunimit. E them këtë sepse po prodhon rezultate për fermerët, njerëzit dhe tregëtarët. Diku janë më të dukshme, diku më pak të dukshme. Nëse doni të kontrolloni, meqë Ballkani s’është vendi i Jezu Krishtit, por Shën Thomait, nuk besojmë po nuk vumë dorën në plagë. Shkoni në kufi dhe do shikoni asnjë vonesë.

Nuk shoh se cila është arsyeja që të bëhet kaq zhurmë për këtë. E kemi përsëritur është tryezë e hapur për këto. Aleksandri i quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë, dhe pikë. Imagjino të ziheshim, ç’vend do ishte rajoni sot? Ali Ahmeti tha se provoi edhe armët, edhe mençurinë, e thotë shumë thjeshtë, ne nuk duam gjakderdhje tjetër. Duam që të mbajmë sa më larg çdo fantazmë nga e shkuara. E kam thënë dhe e përmbyll se nuk duhet që të jetë problem i qeverisë së Kosovës për të ardhur, duhet të ketë qenë problem për Serbinë. Ndjehem i privilegjuar që punojmë për të sjellë paqen përmes Ballkanit të Hapur. Mos i harroni fjalët e mia. është e thjeshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu