Vuçiç: Lindshmëria është e ulët, po shuhemi si komb

0

 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot se nga 1 janari 2022, prindërit do të marrin 300 mijë dinarë (2550 euro) nga shteti për fëmijën e parë që lind. Danas.rs shkruan se kjo është pasi, sipas Vuçiç Serbia po shuhet si komb, për shkak të uljes së lindjeve.

“Duke pasur parasysh faktin që ne si komb po zhdukemi dalëngadalë, se jemi më pak, se lindshmëria është vetëm pak më e lartë se 1.5 dhe për riprodhim të thjeshtë na duhet 2.15 dhe ky është një problem shumë i madh.” ka theksuar Vuçiç.

Sipas Vuçiçit, vendet e mëdha më së shumti e kanë zgjidhur këtë problem me flukset e emigracionit, por edhe sot po përballen se si të sigurojnë fuqi punëtore shtesë dhe si ta bëjnë vendin e tyre ekonomikisht të begatë.

“Për çdo fëmijë të parë të lindur 300.000 dinarë, në vend të 100.000 më parë. Jemi duke punuar në masa për fëmijën e dytë dhe do të rritet ndjeshëm, sidomos për fëmijën e dytë, sepse fëmija i dytë është një lloj kthese, sidomos për nënat, por edhe për meshkujt”, tha Vuçiç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu