“Vuçiç na shiti pa kushte”, protestë në veri të Kosovës kundër presidentit serb

0

KOSOVË- Iniciativa ‘Mbijetesa Serbe’ ka ftuar në protestë serbët nga e gjithë Kosova më 25 janar në ora 15:30 në shëtitoren në Mitrovicës së Veriut. Sipas njoftimit, protesta është organizuar kundër politikes së dobët të negociatave të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe pranimi pa kushte i marrëveshjes së re.

Po ashtu do protestohet edhe kundër “sulmeve të shpeshta me motive etnike ndaj serbëve, uzurpimit të pronës private të qytetarëve nga qeveria në përmes shpronësimeve të parregullta” dhe pranisë së njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në konferencë për media ka treguar tri dënimet që e presin Serbinë nëse nuk e pranon propozimin ndërkombëtar për zgjidhje dhe normalizim me Kosovën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu