SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nuk do të pajtohej kurrë me krijimin e qendrave të pritjes dhe identifikimit të emigrantëve të paligjshëm për Bashkimin Evropian në tokën serbe. Gjithashtu Vuçiç tha se edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së Sllovakia dhe Hungaria nuk ia kanë kërkuan një gjë të tillë.
Sakaq, zyra e qeverisë së Sllovakisë njoftoi dje se qendrat e jashtme për procedurat e aplikimit për azil jashtë Bashkimit Evropian, të ashtuquajturat qendra të pritjes dhe identifikimit, mund të jenë një zgjidhje novatore për imigracionin e paligjshëm.
“Nuk është diskutuar dhe nuk më ka shkuar në mendje që Serbia do të bëhet qendër pritjeje dhe identifikimi”, tha Vuçiç pas takimit me Viktor Orban dhe Robert Fico.