I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të zhvillojë një vizitë të paparalajmëruar në Serbi.
Sipas mediave vendase, Lajcak pritet të zhvillojë sot pasdite një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Pas takimit ata pritet të mbajnë një konferencë për shtyp.
Ndërkohë ditën e sotme pritet të nisë takimi dyditor ndërmjet palëve për të vijuar diskutimet për marrëveshjen e targave. Delegacionet nodhen në Bruksel përfaqësohen nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu dhe nga ai serb, Petar Petkoviç.