Vuçiç takohet me ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për Kosovën

0

Në takimin e nisur pak pas orës dhjetë morën pjesë ambasadorët Christopher Hill, Edëard Ferguson, Pierre Cauchard, Luka Gori, Anke Konard, si dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Gioffre. Gjithashtu mësohet se në takim ka qenë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç.

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një takim në Beograd me ambasadorët e vendeve të QUINT-it ku përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania.

Në takimin e nisur pak pas orës dhjetë morën pjesë ambasadorët Christopher Hill, Edëard Ferguson, Pierre Cauchard, Luka Gori, Anke Konard, si dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Gioffre. Gjithashtu mësohet se në takim ka qenë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç.

Mësohet se tëmë diskutimi e takimit ka qenë situata politike në Kosovë. Një ditë para këtij takimi Vuçiç shkroi në Instagram se Serbinë e presin ditë të vështira.

“Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit… Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare, si të Serbisë ashtu edhe të Sërpskas. Në ditët në vijim do ta informoj popullin e Serbisë për të gjitha sfidat që na presin”, thuhet në mesazhin e tij të publikuar më 26 mars.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu