Deputetët Saimir Korreshi dhe Dashamir Sula kërkojnë që Gjykata e Apelit të japë një vendim sa i takon vulës së Partisë Demokratike. Korrshi tha se të dyja palët po veprojnë me parimin “tërhiqe dhe mos e këput”, ndërsa paralajmëroi se do ushtrojnë presion që çështje të ketë përgjigje.
“Ne do të bëjmë presion për të dhënë një vendim”, tha ai.
Më herët, deputeti Dashamir Sula ka pohuar se zgjatja e vendimit e dëmton Partinë Demokratike.“Zgjatja e vendimit të apelit dëmton PD”, tha Sula.