Vullkani i përbindshëm i parë nga hapësira shkakton alarm tsunami në SHBA (VIDEO)

0

Shpërthimi i një vullkani në jug të oqeanit Paqësor ka qene sot aq i fuqishëm sa është parë nga hapësira.

Vullkani masiv nënujor ka shkaktuar nisur një tsunami që goditi ishullin-komb Tonga në oqeanin Paqësor dhe ka aktivizuar alarmin për dy shtete të tjera, shkruanin sot mediat ndërkombëtare.

Zhurma e shpërthimit ishte aq e lartë sa ishte dëgjuar prej rreth 800km sipas raportimeve.

Erupsioni nënujor i vullkanit Hunga Tonga-Hunga Haʻapai ndodhi 65km në jug të ishullit kryesor Tonga, Tongatapu.

Imazhet e tij ishin qartësisht të dukshme nga pamjet e dërguara prej satelitëve mbi tokë, duke përfshirë dhe atë amerikan (NOAA) GOES-West.

Të tjera pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregonin një shpërthim të fuqishëm gazi e tymi që ngrihej në qiell prej oqeanit. Shërbimet gjeologjike në Tonga thonin se shtëllunga arriti në 20 km lartësi dhe një gjerësi prej rreth 700km.

Shërbimet meteorologjike në Zelandën e re ksihin regjistruar parametra “shume te pazakonta” te presionit atmosferik. Nje alarm tsunami u leshua per shtetet amerikane te Kalifornise dhe Alaska.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu