Vuloset marrëveshja! Policia shqiptare akses tek ADN-të e ‘çunave të Londrës’

0

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë vizitës në Britaninë e Madhe pati një takim me homologen, Priti Patel, e cila ishte disa muaj më parë gjithashtu për vizitë zyrtare në Tiranë. Pas takimit, ministria angleze Priti Patel në Twitter ka treguar detaje duke u shprehur se në marrëveshje përfshihej edhe ndarja e ADN-së mes forcave të rendit britanike tek ato shqiptare.

“E lumtur që takova Bledi Çuçin këtë pasdite. Shqipëria është një partner kyç në trajtimin e disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi, nga migrimi i paligjshëm te krimi i organizuar. Sot ne nënshkruam një marrëveshje të re për të ndarë ADN-në mes forcave të rendit, për të përshpejtuar hetimet penale”.

Ndërsa Çuçi tha se falë besimit dhe përkushtimit të dyanshëm, Shqipëria dhe Britania e Madhe i kanë kapacitetet për ngritjen e skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale.

“Luftën kundër krimit të organizuar nuk e bëjmë dot veçmas, prandaj duhet të bashkërendojmë përpjekjet dhe resurset tona në çdo kohë,”-shtoi ai.

Më herët, si Çuçi edhe Petel kanë rënë dakord që të gjithë të dënuarit shqiptarë në Britaninë e Madhe, të dëbohet nga ishulli dhe të sillen në Shqipëri pasi të vuajnë dënimin e caktuar nga atoritetet vendase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu