Vuri zjarrin me qëllim, shkaktoi vdekjen e nënës që u hodh nga ballkoni, flet administratorja e pallatit në Astir: 36 vjeçari ishte problematik

0

Ngjarja e rëndë e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Astir ka tronditur banorët përreth. Si pasojë e zjarrit që përfshiu apartamentin në katin e 3 të pallatit, u hodhën nga dritarja 62 vjeçarja Hava Osmënaj e cila ndërroi jetë në spital dhe djali i saj Klodian Osmënaj i cili ndodhet nën trajtim mjekësor.

Nga detaje të mbërritura më herët në redaksinë e Fax News, u bë e ditur se zjarri ishte i vendosur qëllimisht nga djali i 62-vjeçares.

Lidhur me këtë temë, ka folur edhe adminisratorja e pallatit e cila tha se 36 vjeçari Klodian Osmëni ishte person problematik pasi vuante nga depresioni.

Administratorja e pallatit ku ra zjarri në Astir:

36 vjeçari Klodian Osmënaj ishte person problematik, vuante nga depresioni. Disja herë kam njoftuar policinë. Në momentin kur pamë zjarrin, kemi njoftuar menjëherë policinë sepse tymi vazhdoi të përhapej shpejt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu