Wanda Nara provokon!… Kujton kohën kur jetonte në Milano duke postuar disa foto “hot” me “San Siron” në sfond…

0

TURQI – Wanda Nara është e zënë në Stamboll, por kujton kohën kur jetonte në Milano të Italisë.

Prezantuesja dhe biznesmenja nga Argjentina ka ndjekur Mauro Icardin me fëmijët e saj drejt Turqisë, ku konkurron për të dytin vit me fanelën e Galatas. por nuk harron madhështinë që përjetoi në Milano.

Sulmuesi argjentinas, i cili ka dy vajza me të, ka luajtur te Interi nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe Wanda Nara e ka dashur jetën në “Mekën” e modës.

Madje, pak ditë më parë ajo ka “ngarkuar” në story-t e saj foto nga ato vite.

Ajo është me rroba banje, ngjitur me një pishinë, në çatinë e një hoteli, duke pozuar në sfondin e stadiumit ikonik të Interit dhe Milanit, “San Siro”.

Wanda Nara hodhi hapat e saj të parë të biznesit atje dhe më pas u transferua me Mauro në Paris (Paris Saint Germain) dhe nga 2022 në City.

Nara është plotësisht e kënaqur me jetën në Turqi, i pëlqen shumë ushqimet pikante të qytetit, dhe shtypi… i kushton vëmendje dhe është shumë shpesh në kopertinat e revistave dhe gazetave.
Madje, ajo ka deklaruar se është afër të luajë në një telenovelë turke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu