Xhaçka konferencë me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE: Të përkushtuar për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon

0

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur në një takim, Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid. Në fund mes të dyjave ka patur një konferencë të përbashkët mes të dyjave.

Xhaçka tha se ka siguruar sekretaren e Përgjithshme në OSBE për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

‘Shqipëria ka ruajtur rol të rëndësishëm në KS për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë. Ne jemi anëtarë të rinj të grupit të miqve për llogari dhënie si një instrument i rëndësishëm. E sigurova sekretaren e Përgjithshme do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për sigurinë, paqen dhe stabilitetin dhe reformave në rajonin tonë Ballkanin Perëndimor.

Vetëm pak ditë nga sot do të vizitoj Bujar Osmanin në Shkup dhe një ndër temat e diskutimit është sesi do e përdorim mandatin tonë në KS dhe Presidencën e Maqedonisë së Veriut për të shkëmbyer bashkëpunimet mes dy vendeve. Këto janë prioritete të Shqipërisë. Misioni i OSBE vazhdon të jetë një partner dhe vazhdon të kemi një bashkëpunim shumë të mirë, ne gjithsesi vazhdojmë ta mbështesim në reformimin dhe demokratizmin e vendit.’- tha Xhaçka.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu