Xhaçka në avantazh ndaj saj, Gjylameti kërkesë KQZ: Më vini në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave

0

Në qarkun e Tiranës vijon numërimi i votave preferenciale për kandidatët, e po ashtu i votave të diasporës.

Tashmë “lufta” për të siguruar një vend në parlamentin e ri është zhvendosur brenda llojit dhe duket se kjo po vihet re në Partinë Socialiste. Në këtë qark, PS ka siguruar 19 mandate, ku 12 deputetë do të jenë nga lista e hapur dhe 7 nga ajo e hapur.

Pikërisht, në listën e hapur duket se kanë nisur dhe përplasjet e para. Blerina Gjylameti i është drejtuar me një kërkesë KQZ-së, duke kërkuar që t’i vihen në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave.

Gjylameti aktualisht është jashtë Kuvendit, teksa para saj renditet Olta Xhaçka me 96 vota më shumë.