Ylli me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, ka bërë një intervistë ndryshe këtë herë në kanalet zyrtare të Premier League.
Xhaka ka rrëfyer mes lotëve vuajtjet dhe peripecitë që ka kalaur familja e tij, ndërsa sakfifikonin për të rrituar atë dhe të vëllanë, Taulantin.
“Mendoj se kam qenë lider që kur isha 4 vjeç, për shkak se prindërit e mi kanë punuar gjatë ditës dhe kanë bërë punë shtesë, vetëm që ne t’i kishim kushtet e duhura për të qenë ata që jemi sot. Vëllai im është një vit më i madh se unë. Kështu që ai ishte 5 vjeç, unë isha katër, por isha përgjegjësi i shtëpisë, si katërvjeçar. Unë kisha përgjegjësi për çelësin. Kishim ditë kur ishim në shtëpi të vetmuar për 18 orë. Kështu që vajzat e mia, gjashtëvjeçare dhe katërvjeçare, nuk mund t’i shoh të qëndrojnë të vetme për 18 orë në shtëpi. Por kështu ishim unë dhe vëllai im. Nëna ime e fillonte punën në orën 4 të mëngjesit, kthehej në shtëpi në orën 3 pasdite. Ajo e përgatiste ushqimin, kthehej dhe më pas përgatiste sërish ushqim për ne”.
Xhaka në rrëfimin e tij theksoi se ka një mentalitet të fortë falë eksperiencës së fituar prej tij.
“Po, mendoj kështu sepse ne asnjëherë nuk e harrojmë prej nga vijmë. Unë gjithmonë them kështu sepse vetë jam baba, dhe siç e thashë, nuk mund ta imagjinoj t’i lë fëmijët që po rriten për 18 orë në ditë të vetmuar, e kuptoni? Nëse besoni në diçka dhe punoni fort, mendoj se mund ta arrini’, shtoi Xhaka.





