Një xhami në Mariupol të Ukrainës – e cila strehonte 80 civilë – është bombarduar nga forcat ruse, thanë zyrtarët ukrainas të shtunën. Ministria e Jashtme e vendit të shkatërruar nga lufta në Evropën Lindore shkroi në Twitter “Xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe gruas së tij Roxolana në Mariupol u granatua nga pushtuesit rusë”. “Më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë janë fshehur atje nga bombardimet, duke përfshirë qytetarë të Turqisë”, thuhet në Twitter.
Më herët sot, një zëdhënës i ambasadës së Ukrainës në Turqi, duke cituar informacione nga kryetari i bashkisë së Mariupolit, tha se 86 shtetas turq, përfshirë 34 fëmijë, ishin në mesin e atyre që kishin kërkuar strehim në xhami për t’i shpëtuar sulmeve ruse në qytetin port të rrethuar.
“Ka vërtet probleme të mëdha komunikimi në Mariupol dhe nuk ka asnjë mundësi për t’i arritur ato,” /(Përshtatur nga InfowebTv)
The mosque of Sultan Suleiman the Magnificent and his wife Roxolana (Hurrem Sultan) in Mariupol was shelled by Russian invaders.
More than 80 adults and children are hiding there from the shelling, including citizens of Turkey. #StopRussianAggression#closeUAskyNOW pic.twitter.com/Uel5AoyZUt
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) March 12, 2022