Xhani Shqerra vijon misionin… këtë herë nga Firence

0
Është pak të thuash elegant, është pak të thuash edhe promotor i vlerave dhe bukurive tona… Është shumë më shumë se kaq, nëse bëhet fjalë për të shfaqur të bukurën në çdo dimension të saj. Dhe sa herë ndodh kjo, ka vetëm një emër që të vjen i pari ndër mend: Xhani Shqerra. Edhe këtë herë ka bërë të njëjtën gjë, të njëjtën “luftë” që bën ai kundër rrymës – promovon, jep kontributin e tij dhe kujdeset që stili i jetës, sidomos ai në Shqipëri, të kapë dhe të shpërndahet në nivele më të larta. Këtë e bën pa zhurmë, por është e pamundur të mos “flasë” me mënyrën e tij, gjithmonë elegante.

I radhës ishte udhëtimi në Firence – vendi më i bukur në botë – siç e quan vetë moderatori këtë copëz parajse në Tokë, të cilën e ka vizituar së fundi. Por prej andej ka sjellë në Shqipëri një lajm shumë të bukur.

Në një takim me kryebashkiakun e qytetit, Xhani ka diskutuar për marrëdhëniet e përbashkëta mes Firences dhe Tiranës, planet dhe shkëmbimet që pritet të vijnë në kulturë e në turizëm. Gjithçka shihet e lidhur ngushtë me komunitetin shqiptar në Firence, i cili, duke qenë i konsiderueshëm në numër, luan një rol të rëndësishëm edhe në fushat e sipërpërmendura.

Duke e ndarë me të gjithë lajmin e këtij takimi të veçantë, Xhani shkruan në profilin e tij në Instagram: “Pata nderin të pritem nga kryebashkiaku i qytetit më të bukur në botë, Firences, Z. @dario_nardella në zyrën e tij. Një intervistë mbi marrëdhëniet dypalëshe me Tiranën dinamike, kulturën, turizmin, miqësinë me shqiptarët, si një nga komunitetet më të mëdha të Firences, si edhe mundësinë e formimit të të rinjve në sektorin e modës.

Çfarë po vjen së shpejti?

Një projekt i ri, i cili shumë shpejt do të detajohet nga vetë autori. Si ambasador i markës së njohur “Aquamarine Firenze”, që siç dihet mban vulën “Made in Italia”, Xhani kërkoi nga kryebashkiaku Nardella edhe për t’u dhënë një mundësi më shumë të rinjve shqiptarë që aspirojnë modën.

Si një prej kryeqendrave më të mëdha të modës në të gjithë botës, Firence mund të jetë një ogur për të rinjtë shqiptarë që tentojnë stilimin. Natyrisht, vetë kryebashkiaku Nardella premtoi se do të bëjë të pamundurën që të rritë numrin e studentëve shqiptarë, jo vetëm në arkitekturë e në fusha të tjera të turizmit, por edhe në modë.

Së shpejti, Xhani do të zbulojë të tjera detaje…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu