Xhaxhai i Assad-it arratiset për në Dubai, familjarë të tjerë arrestohen në Liban

0

Rifaat al-Assad, xhaxhai i liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe i akuzuar në Zvicër për krime lufte lidhur me shtypjen brutale të kryengritjes së vitit 1982, ka fluturuar nga Bejruti për në Dubai gjatë ditëve të fundit, sipas burimeve të sigurisë libaneze të cituara nga “Jerusalem Post”.

Zyrtarët libanezë raportuan gjithashtu se “shumë anëtarë” të familjes Assad janë larguar për në Dubai, ndërsa disa të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në Liban pas përmbysjes së regjimit më 8 dhjetor.

Në një tjetër zhvillim, gruaja dhe vajza e një prej kushërinjve të Assadit u arrestuan në aeroportin e Bejrutit teksa përpiqeshin të largoheshin nga vendi duke përdorur pasaporta të falsifikuara.

Autoritetet libaneze kanë deklaruar se nuk kanë marrë kërkesa nga Interpoli për arrestimin e Rifaat al-Assad ose të anëtarëve të tjerë të familjes.

Këto lëvizje ndodhin në një kohë të ndjeshme për familjen Assad, me disa anëtarë që janë duke kërkuar strehim jashtë Sirisë dhe Libanit, ndërsa të tjerë përballen me ndjekje ligjore ndërkombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu