Xhensila Myrtezaj, e njohur për angazhimin e saj të madh në muzikë dhe koncertet e shumta, nuk e lë pas dore as kujdesin ndaj vetes.
Këngëtarja ka ndarë së fundmi një video në Instagram, ku shihet duke bërë ushtrime në palestër, duke dëshmuar përkushtimin e saj ndaj një jete aktive dhe të shëndetshme.
Në mbishkrimin e videos, ajo përcolli një mesazh frymëzues: “Gratë e forta nuk lindin, ato bëhen”, duke inkurajuar ndjekësit e saj për të punuar mbi veten dhe mirëqenien e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që Xhensila ndan momente nga rutina e saj stërvitore.
Ajo shpesh poston video dhe fotografi nga palestra, duke treguar përkushtimin e saj për një stil jetese të shëndetshëm.
Në videon e fundit, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë trupi i saj i tonifikuar dhe në super formë.