Xhimi Begeja hap shtëpinë karakteristike të rruga e Dibrës për Belind Këlliçin e Krenar Alimehmetin (FOTOT)

0

Xhimi Begeja, një tirons nga ata të vërtetët, e ka kthyer shtëpinë e tij në një oaz të vërtetë tradite.

Por siç shihet nga një foto e postuar në rrjetet sociale, sot ai ka pasur dy mysafirë të veçantë. Me një gotë birrë “Puka” përpara, ka bërë bashkë dy kandidatët e opozitës “Bashkë Fitojmë”, kandidatin për kryetar Belind Këlliçi, dhe mjekun Ilir Alimehmeti.

Eshtë një moment relaksi, ndryshe nga ato që kemi parë nga kandidatët e opozitës në këtë fushatë, kur dy njerëzit kryesorë të opozitës së bashkuar dalin së bashku dhe vizitojnë një shtëpi karakteristike tiranase.

Më tej, kujdeset Xhimi, që u bën një tur në gjithë shtëpinë që e ka rikonstruktuar nga e para, duke e kthyer në identitet, ashtu sikurse ka qenë në kohë, me të njëjtat përmasa, duke ruajtur orenditë origjinale. Eshtë ndër të paktat shtëpi të vjetra në Tiranë që nuk është prishur. E siç duket Xhimi, po bën edhe një përpjekje tjetër për ta kthyer atë si një shtëpi pelegrinazhi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu