Ylli i kthehet Braçes për bastet: Fol me emra more, me kë e ke? Dështove si zëvendëskryeministër

0

TIRANË- Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Fidel Ylli i është kundërpërgjigjur deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe, i cili i konsideroi ‘palaço’ të gjithë ata që po kërkojnë rikthimin e basteve sportive. I ftuar në “Open”, Ylli tha se Braçe ka dështuar në postin e tij si zëvendëskryeministër, ku e vuri qeveria të cilës i është kundërvënë sot. Kreu i KOKSH tha më tej se Braçe duhet të flasë me emra e të tregojë se kujt i referohet me termin ‘palaço’.

“Po si jo, kam koment, ka qenë zëvendëskryeministër dhe merret me korrupsionin. I pari ka dështuar ai dhe më pas kryeministri e të tjerë. I them Braçes e të gjitha braçeve të tjerë, dëgjo ndonjëherë avokatin. I ka e gjithë Evropa jo ne, nuk po bëjmë asgjë në qiell të hapur, i ka e gjithë Evropa, dhe si do u themi ne një qytetari evropian. Ka debat dhe ka zhvillim. Me kë e ka pra? Me qeverinë që e bëri zëvendëskryeministër? Kujt i thotë palaço ai kujt? Kujt i thotë more, se ka një emër palaçoja, kush është ky? “- tha Ylli.

Çfarë thoshte Braçe?

Referuar iniciativës për rihapjen e basteve, Braçe shkruante se “marrëzia nuk ka fund”. Ai fliste për njerëz që kanë marrë peng sportin po përdorin atë për bastet e tyre, pa përmendur emra.

“NGA “FUNDI I MARREZISE” TEK “MARREZIA PA FUND”; te njejtet njerez- te njejtet usheheqes, te njejtet vendimmarres; Por edhe te njejtet palaco qe kane marre peng sportin, flasin ne emer te sportit dhe perdorin sportin per BASTET E TYRE!”- shkruante Braçe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu