Ylli i ri i Premier League, Southampton nuk bën dot pa Brojën, ndaj Aston Villa zbret në fushë si titullar

0

Armando Broja është kthyer jo vetëm në një pikë referimi tek ekipi i Southampton, por për momentin është një nga sulmuesit më në formë në Premier League. Ylli kuqezi u kursye nga trajneri i tij në mesjavë në FA Cup, ku ndaj West Ham u aktivizua vetëm me fillimin e pjesës së dytë, për të qenë i freskët këtë të shtunë në sfidën ndaj Aston Villa.

Broja

Broja zbret në këtë përballje nga minuta e parë, me një objektiv të qartë, të shënojë dhe të ndihmojë Southampton të vijojë me paraqitjet shumë të mira. Deri në këtë të sezonit, Broja ka shënuar 9 gola dhe nga dhuruar një asist.

Në sfidën e fundit, atë ndaj West Ham, fitoi një 11-metërsh dhe realizoi një gol fantastik në minutën e 95-të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu