Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se pushtimi rus ka bërë të qartë që diversifikimi i energjisë nuk duhet të presë më. Nga takimi i përbashkët me kompanitë energjitike të SHBA-së dhe BE-së, Kim tha se rajoni duhet të jetë i përgatitur për sfidat e të ardhmes. Po ashtu, Kim shtoi se siguria energjike është e lidhur me atë kombëtare.
‘Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë ndaj energjisë. Të gjithë kemi parë se pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga ana e Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë. Kemi nevojë që të kemi më shumë gaz sjellësa. SHBa dhe Evropa po përballen me një realitet të ri me sfida të reja. Sot shpresoj që të zhvillojmë ide reale. Siguria energjetike ka qenë e lidhur me sigurinë kombëtare dhe ajo që po jetojmë sot e bën atë edhe më të dukshme. Të gjejmë rrugë të reja përpara për sigurinë energjetike dhe klimatike. Kjo është një nga arsyet kryesore pse u ndërtua gazsjellësi transadriatik. Jam e emocionuar që shoh kaq shumë drejtues nga sektori privat dhe qeveri të rajonit për të gjetur zgjidhje përballë këtyre sfidave‘- deklaroi Yuri Kim.