Postimi i Plotë i ambasadores amerikane, Yuri Kim në twitter:
U takova me ambasadorin e OSBE-së. Del Monaco për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta.
SHBA është e kënaqur të mbështesë përpjekjet e @OSCEinAlbania për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji.