Yuri Kim tha se ishte përfshirë CIA dhe FBI për shpalljen e tij non-grata/ Kundërpërgjigjet Berisha: Guvernatorja nuk ka prova

0

Ish kryeministri Sali Berisha, përgjigjet ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim:

Të sigurt të jeni ju që ai që ishte drejtor në detyrë i shërbimeve sekrete dinte qindra herë më shumë se sa ata që thonë fakte kemi po nuk i themi. Ai dinte shumë më tepër dhe nuk merrte kurrë përsipër të bënte një deklaratë të tillë pa qenë 100% i sigurt.

Kemi të bëjmë me përdorimin e ligjit si armë politike ndaj kundërshtarëve të Edi Ramës, mikut të George Sores. Nëse guvernatorja ka prova t’i çojë në gjykatë në Paris ose nëse nuk do t’i çojë në gjykatë t’i çojë në Kongres, t’ia jap kongresmenit të saj, anëtar. E di që ka një korrespondencë midis kongresmenit me Departamentin e Shtetit, ka tre letra sepse nuk i kanë dërguar asgjë, sepse nuk kanë.

E quajta se ka muaj që merret me problemet e një partie, por pa sukses. U lidh aq ngushtë me “Foltoret” se para çdo Foltoreje mbante një deklaratë për të pakësuar sallën ndërkohë që salla bëhet gjithmonë dhe më e madhe.

Fakte kemi po s’i themi. Ajo u përpoq të përgënjeshtroj deklaratën time se nismën për shpalljen non grata fillimisht për konspiracion ndaj politikës së jashtme amerikane se kundërshtova ndryshimin e shqiptarëve. Shqiptarët e dinë që Edi Rama më pyeti në parlament se a e kaloj dot oqeanin.

Ai ja ka thënë në sy dy dëshmitarëve se unë kam bërë konspiracion ndaj politikës së jashtme amerikane. Ai nuk e ka shpikur atë.

Edi Rama e ka ditur dhe e ka gatuar me George Soros dhe Aleksandër Vuçiç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu