– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zhvilloi një bisedë telefonike ditën e martë me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.
Kryeministri Zaev dhe ndihmës sekretarja i shtetit Donfried kanë biseduar gjithashtu për procesin e integrimit të Maqedonisë në BE, me mbështetjen e plotë të SHBA-së për hapjen e negociatave me BE-në në dhjetor të këtij viti.
Bashkëbiseduesit thanë se hapja e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë është në interes i politikës së jashtme dhe gjeostrategjike të Shteteve të Bashkuara.