Zakoni i çuditshëm që ndjekin të gjithë njerëzit e suksesshëm

0

Çfarë bëjnë ata që janë aq të suksesshëm sa janë? Si fillim zgjohen shumë më herët se ju!

CEO i Apple, Tim Cook zgjohet çdo ditë në 3:45 dhe merret me email-et. 

Ai zgjohet çdo mëngjes në këtë orë, merret për 1 orë me email-et, pastaj shkon në palestër. Pas palestrës në Starbucks (ku dhe aty kthen përgjigje email-esh) dhe pastaj niset për në punë. “Ideja është që kur bën atë që do, nuk e mendon si punë apo detyrë. Eshtë thjesht ajo që ti bën. Dhe është fat i mirë kur e gjen veten diku.”- është shprehur Cook.

Michelle Obama fillon fiskulturën në 4:30 të mëngjesit

“Nëse nuk ushtrohem nuk do të ndihem mirë. Do të mërzitem dhe ashtu do të më shkojë e gjithë dita.

CEO i PepsiCo, Indra Nooyi është në zyrë fiks në orën 7:00.

Ajo zgjohet çdo ditë në orë 4:00 dhe thotë se gjumi është një dhuratë nga Zoti që ajo s’e pati kurrë.

CEO i Twitter dhe Square, Jack Dorsey zgjohet para se të zbardhë për të bërë 6 milje vrap.

Sipas Neë York Magazine, bashkëthemeluesi i Twitter-it zgjohet në 5:30 për të medituar dhe bërë ecje të gjata.

Themeluesi i Virgin Group Richard Branson zgjohet në 5:45 çdo ditë! 

Ai i përdor orët e para të mëngjesit për të ngrënë vaktin e parë i qetë dhe për t’u ushtruar fizikisht.

CEO i Virgin America, David Cush fillon të punojë pak pasi zgjohet në 4:15.

Rutina e tij është e thjeshtë. Zgjohet në 4:15, çon email-e, telefonata biznesi, hap radion, lexon gazetën e përditshme dhe pastaj merr biçikletën për t’u nisur drejt palestrës.

CEO i Vodafone zgjohet përditë në 6:00.

Ushtrohet dhe pastaj e gjen në punë deri në 10:45 të darkës, me ndonjë pushim të shkurtër për të darkuar me miqtë a familjen. Gjithnjë bie për të fjetur në 11:30.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu