Zamira Kita flet për komedinë “Të vdesësh duke qeshur”: Edhe tani më shkakton mornica në trup kur kujtoj mesazhin për jetën

0

Aktorja Zamira Kita ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Fol Me Mua” me Rovena Dilon në Fax News, ku është ndalur të flasë për komedinë “Të vdesësh duke qeshur”.

Zamira Kita thotë se kjo komedi ka një mesazh të fortë për mënyrën si duhet jetuar jeta, duke shtuar se dhe tani kur e kujton i shkakton mornica në trup.

Ajo thekson gjithashtu se kur e solën në Tiranë këtë komedi, u shitën të gjitha biletat për 5 ditë me radhë.

Flet Zamira Kita

Edhe ne si aktorë përpiqemi shumë që nëpërmjet shfaqeve tona të përcjellim figurën e femrës, luftën që ajo bën, forcën që ka, por jo gjithmonë ia dalim. Emisionet janë një pjesë e jetës tonë. Po të mendojmë rininë tonë, ato që ndodhin në ekrane, na kanë ndodhur ne në aksione, në zbore. Në një bashkëpunim teatror, të lidnin ndjenja, flirte. Të cilat edhe fuqizohen dhe arrijnë të kurorëzohen në martesë ose shkëputen. Kjo ka ndodhur dikur kur kishte shumë paragjykime, ndërsa sot kanë ndryshuar gjërat. Ka ndryshuar koha. Përderisa ato vajza dhe ata djem të rinj bëjnë ato që bëjnë, tregon se janë mendjehapur. Ndonjëherë janë modele të mira, ndonjëherë jo të mira, por jo të shëmtuara.

Patjetër që bëhen gjerat për famë, por ndonjëherë marrin famë njerëz pa vlera, ose më saktë me antivlera. Nuk paragjykoj asnjë. Unë i pëlqej emisionet e të gjitha televizioneve, nuk kam frikë ta them të vërtetën në sy. Shumë moral rinisë nuk i bëjmë dot. Janë të lirë të shijojnë jetën , rininë , dashurinë. Dhe ta bëjnë publike nëse duan. Gjërat e shtirura shoqerojnë jetën normale. Shiten si dashuri por janë shtirje.

Të gjithë duam të punojmë, përpiqemi. Ka të rinj të talentuar shumë, por sot nuk është më vetëm teatri, sot ka shumë dyer të tjera, është celulari. Tani shtrihen në divan dhe kanë shumë mundësi për të parë. Duhet thënë që publiku është goxha mirë sot, ndonëse kanë shumë mundësi. Mos harro se ka shfaqje ku nuk gjen bileta dhe sot. Ne kemi sjellë në Tiranë “vdis duke qeshur”, publiku shumë i mirë, ka dhe shumë popullatë. Kemi sjellë një super komedi. Në fakt nuk do të thotë se do qeshësh aq shumë sa do vdesësh, por është ideja që jeto në mënyrë të tillë, që kur të vijë koha që të shkosh, të vdesësh duke qeshur. Fundi i komedise dhe mesazhi i veprës, dhe tani më kalojnë mornica në trup, është shumë emocionues. Është për mënyrën si duhet ta jetosh jetën, të mos lësh asnjë minutë të shkojë dëm. Kur e kemi sjellë në Tiranë, sa kemi bërë njoftimin se do jetë 5 ditë, u shitën të 5-ta ditët. Kur kërkuam bileta për njerëzit tanë, nuk kishte vënde. Nuk mund të shiteshin më shumë se ishte kohë pandemie. Mos ta dëgjojë njeri e shitëm plot sallën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu