Zarfi i zi në BBV/ Skualifikohen nga gara Ilnisa dhe Meritoni

0

Në përmbajtjen e zarfit të zi të mbërritur mesditën e sotme në shtëpi thuhej se pas analizimit të veprimeve të pahijshme të dy banorëve, është vendosur skualifikimi i tyre.

“Ilnisa dhe Meriton, pavarësisht paralajmërimeve të njëpasnjëshme për sjelljen e pahijshme ju keni vazhduar të silleni po njësoj duke përndjekur banorë nga brenda shtëpisë.

Vëllai i Madh pasi ka analizuar me kujdes ngjarjen dhe çdo veprim tuajin të 72 orëve të fundit ka vendosur që të dy ju të skualifikoheni nga gara”- thuhet në përmbajtjen e zarfit të zi.

“Në këto çaste do të doja të përshëndeteshit me banorët, Vëllai i Madh do të kujdeset për sendet tuaja personale. Ju pres të dyve në studio”- tha Ledioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu