Zbardhen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen Argjentina dhe Kroacia

0

KATAR – Futbollistët nga Argjentina dhe Kroacia takohen në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Botës në Katar.

Argjentina arriti në gjysmëfinale pasi eliminoi Australinë në fazën e 16-të me 2:1 dhe Holandën pas një gjuajtjeje më të mirë të penalltive me 4:3 (2:2).

Më parë ata zunë vendin e parë në fazën e grupeve përpara Polonisë, Meksikës dhe Arabisë Saudite me 6 pikë.

Nga ana tjetër, Kroacia arriti në gjysmëfinale me penallti. Fillimisht kundër Japonisë 1:1 (3:1), e më pas bënë një surprizë të madhe dhe eliminuan ekipin e parë favorit Brazilin 1:1 (4:2).

Më parë, në fazën e grupeve, ata përfunduan në vendin e dytë me 5 pikë prapa Marokut, dhe përpara Belgjikës dhe Kanadasë.

Formacionet zyrtare:

Argjentinë (4-4-2): Martinez – Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico – De Paul, Paredes, Enzo Fernandez, McAllister – Alvarez, Messi

Kroacia (4-3-3): Livakoviq, Juranoviq, Lovren, Guardiol, Sosa, Brozoviq, Modriq, Kovaçiq, Pasaliç, Perishiq, Kramariq.

Arbitri: Daniele Orsato (Itali)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu