Zbardhet atentati ndaj Klajdi Sulos, arrestohet njëri nga autorët dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

0

Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e rënë të 17 gushtit të këtij viti ku një 31-vjeçar të identifikuar si Klajdi Sulo, është plagosur me armë zjarri. Blutë bëjnë me dije se është arrestuar njëri prej autorëve si dhe janë identifikuar e shpallur në kërkim katër të tjerë.

Personi i arrestuar është Xh. S., 24 vjeç, banues në Patos ndërsa në kërkim janë E. S., 28 vjeç; V. S., 23 vjeç; A. S., 24 vjeç dhe K. S., 32 vjeç, të katër banues në Patos.

Personat e mësipërm, në datën 17.08.2020, rreth orës 19:00, në afërsi të Stadiumit në Patos, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Klajdi Sulo, i cili ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve. Për këtë ngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja pistolete, si edhe 4 automjete të autorëve.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se 31-vjeçari është parë të lëvizë shpesh gjatë ditës kur ndodhi atentati në rrugën e qytetit të Patosit, me makinën e tij. Sipas burimeve personat e përfshirë në këtë ngjarje kishin debatuar edhe para 4 ditësh.

Ngjarja e kësaj të hënë ka ndodhur në po të njëjtin vend ku rreth katër muaj më parë pati edhe një shkëmbim me armë zjarri.

Njoftimi i plotë: Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.08.2020, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç. Arrestohet një prej autorëve, shpallen në kërkim katër të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe i punës hetimore intensive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e një prej autorëve dhe shpalljen në kërkim të katër autorëve të tjerë. Konkretisht u arrestua shtetasi:

Xh. S., 24 vjeç, banues në Patos. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: E. S., 28 vjeç; V. S., 23 vjeç; A. S., 24 vjeç dhe K. S., 32 vjeç, të katërt banues në Patos.

Këta shtetas, në datën 17.08.2020, rreth orës 19:00, në afërsi të Stadiumit në Patos, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Për këtë ngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja pistolete, si edhe 4 automjete të autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” , “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit e mbetur në tentativë” të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu